
Diellza Pllana, studentja e mjekësisë dhe kandidate me numër 9 për asambliste në Vushtrri, prezantohet nga Izmaku
Kandidatja e Nisma Socialdemokrate për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka bërë prezantimin e Diellza Pllanës, kandidate për asamblenë komunale të Vushtrrisë. Izmaku ka treguar se kandidatja Pllana e cila garon me numër 9 në listën zgjedhore të Nismës për asamblenë komunale në Vushtrri, që nga mosha 18-vjeçare është pranë saj, duke e përcjellë në çdo fushatë dhe duke qenë pjesë e ekipit të saj për 7 vite me radhë.
Njoftimi i plotë i Izmakut:
Të dashur miq,
Sot do të prezantoj para jush, një vajzë që ka një tregim të bukur rreth meje.
Diellza Pllana, vajza që nga mosha 18-vjeçare është pranë meje, duke më përcjellë në çdo fushatë dhe duke qenë pjesë e ekipit tim për 7 vite me radhë, sot kandidon për Asamblenë Komunale me numrin 9.
Ajo nuk është vetëm asistente imja në Kuvend, por edhe një vajzë që ka mësuar nga afër se çfarë do të thotë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për qytetin.
Krahas angazhimit politik, Diellza është në vitin e fundit të studimeve në Mjekësi, një dëshmi e fortë se rinia jonë ka kapacitet të ndërthurë profesionin dhe shërbimin publik.
Unë vërtet jam krenare për të, sepse e kam rritur politikisht dhe sot e shoh si një vajzë që do të rrugetojë gjatë në politikë.
Diellza është simbol i brezit të ri që kërkon të ndryshojë Vushtrrinë.
Voto Diellza Pllana – Nr. 9 💜
#RiniaNëFront #XhevaPërVushtrrinë #NismaSocialdemokrate