Dier lë ndeshjen në mes për të shkuar në tualet, Mourinho e ndjek nga pas
Sfida e djeshme e raundit të 1/16-ave të Kupës së Anglisë Tottenham-Chelsea ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja për një moment krejtësisht të çuditshëm.
Trajneri i “Spurs”, Jose Mourinho ndoqi pas lojtarin e tij Erik Dier, i cili u larguar befas nga fusha për të shkuar në tualet.
Duket se nevojat personale e shtrënguan futbollistin anglez për të lënë në mes për pak momente ndeshjen delikate. Por, ajo çfarë ka habitur akoma më shumë është reagimi i “Special One”, i cili në momentin kur Dier niset drejt tualetit (15 minuta nga fundi i kohës së rregullt) e ndjek nga pas për ta detyruar të kthehet në fushë.
Më pas, takimi përfundoi me fitoren e Totenhemit me anë të penalltive (5-4). Pavarësisht fitores së vuajtur ndaj rivalëve “Blu”, sjellja e Mourinhos dhe Dier ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave dhe publikut.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=g0lJlQq7gqA&feature=emb_logo
Jose Mourinho followed Eric Dier after he left the pitch to go to the bathroom 😳 pic.twitter.com/3eYnGeZgnh
— ESPN FC (@ESPNFC) September 29, 2020
https://twitter.com/i/status/1311039375464161283



