
Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
20 shkurt 2025
| 08:19
Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Incidenti ka ndodhur pranë Tregut të Gjelbër në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe ato të policisë.
Në videon e publikuar nga RTK-ja shihet se zjarrfikësit po bëjnë çmos për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.