Digjen dy kamionë në një barrikadë në veri

29 dhjetor 2022 | 09:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.

Policia ka theksuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E mbetur e vetme, 70-vjeçarja Nafije Guta thotë se është…