
Digjet fusha e stadiumit me bari sintetik, derbi Drita – Gjilani në rrezik
14 shtator 2022
| 10:32
Derbi i madh ndërmjet Dritës dhe Gjilanit që është paraparë të luhet sot nga ora 15:00, rrezikon të mos zhvillohet.
Fushës së stadiumit me bari sintetik i është vënë zjarri duke e dëmtuar bukur shumë.
Drejtuesit e klubit të Dritës si organizatore të kësaj ndeshjeje janë duke i shikuar të gjitha mundësit nëse mund të riparohet apo jo ajo pjesë, duke mos e mohuar edhe mundësinë e shtyrjes së ndeshjes.