
Digjet jahti, dy burra hidhen në det
23 gusht 2023
| 12:39
Dy persona u hodhën në det, në brigjet e ishullit Seguin pranë Georgetown të Washingtonit të shtunën, për të shpëtuar veten pasi një zjarr kaploi jahtin e tyre, tha një rojë bregdetare.
Ndërsa dy burra tjerë panë teksa anija digjej dhe u fundos në 200 metra në ujë. Deb Kremer i cili ishte dëshmitar i rastit tha se ishte një skenë shumë zemërthyere.
Roja bregdetare nuk mund të identifikonte dy burrat në jahtin Titan, dhe tha se ishte e paqartë se ku ishte vendosur jahti.
Ekipeve të shpëtimit u është dashur një për të arritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i shpëtuar të dy burrat.