Digjet një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona

19 maj 2018 | 13:27

Dy persona janë lënduar si pasojë e djegies së një objekti.

Në rrugën Ukë Bytyqi në Prizren, në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një fabrikë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premten në mesditë. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Pejë…