Digjet një objekt që menaxhohej nga AKP-ja në Suharekë

26 janar 2020 | 16:46

Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin objektit të një ish-ndërmarrje, e cila menaxhohej nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Rasti ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër qytetarësh i janë bashkuar grupit për mbrojtjen e…