
Digjet një objekt te QKUK-ja
29 shtator 2023
| 08:13
Policia e Kosovës njofton se një objekt është përfshirë nga zjarri te QKUK-ja.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.