
Digjet një shkollë në Ferizaj, pamje nga vendi i ngjarjes
14 mars 2023
| 08:12
Një shkollë e vjetër në Ferizaj është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Zjarri është lokalizuar.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt.
“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Veseli.
Pamje nga vendi i ngjarjes: