Digjet vetura e një serbi në Leposaviq, policia nis hetimet

17 mars 2024 | 16:00

Një veturë e tipit “Volkswagen Polo”, pronë e një qytetari serb është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Leposaviq.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se arsyet ende nuk dihen dhe momentalisht nuk ka ndonjë person të dyshuar.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:00. Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se edhe në të kaluarën veturave të qytetarëve serb iu është vënë zjarri, pasi që disa prej tyre kishin vendosur që targat ilegale t’i konvertonin në targat RKS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta…