Digjet vetura e një zyrtari policor në pejë, policia jep detaje
20 janar 2026
| 21:47
Një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ një veturë ishte kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” tha Gashi.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.
Sipas tij, vetura ishte private dhe në pronësi të një pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vazhdim.



