“Dikur rrotullonin xhipat”, Lushi: EULEX-i po terrorizon familjet e heronjve, pse po heshtin Kurti dhe Sveçla?
Veprimtari i njohur i cili jeton në Amerikë, Uk Lushi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mosreagim ndaj bastisjeve të fundit të EULEX-it me urdhër të Gjykatës Speciale.
Ai ka shkruar në “Facebook” se dikur Kurti dhe Sveçla i rrokullisnin xhipat e EULEX-it, ndërsa sot heshtin në raport me këtë mision.
Ai është shprehur i habitur me heshtjen e tyre ndaj veprimeve të fundit të EULEX-it, i cili ka bastisur qytetar dhe familje heronjsh. “Si është e mundur që Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla dikur rrotullonin xhipat e EULEX-it dhe me të drejtë kërkonin që shteti i Kosovës të jetë sovran në monopolin policor dhe ligjor, kurse tash, ndërsa janë në pushtet kjo dyshe trimash, EULEX-i terrorizon qytetarë dhe familje heronjsh të Kosovës me bastisje si dikur milicia serbe, megjithatë Kurti dhe Sveçla nuk bëzajnë?! Çka ka ndodhur me ju dhe azganët e LV-së? Deri kur nuk do të guxoni të flisni dhe veproni si qeveri, pushtet dhe shtet?!”, ka shkruar Lushi.



