Dikur ushtar i UÇK-së, sot kryeimam: Në xhuma bëri thirrje për protestë për lirimin e çlirimtarëve nga Haga

13 shkurt 2026 | 21:48

Dr. Orhan Bislimaj, njëherësh ish-ushtar i UÇK-së, gjatë hutbes së së premtes ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin protestues për lirimin e çlirimtarëve që po mbahen në Hagë.

Hutbja me temën “Pavarësia e Kosovës dhe përgjegjësia jonë fetare e kombëtare”, e përgatitur nga Kryesia e Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, u fokusua në rëndësinë e Ramazanit si muaj reflektimi, forcimi të besimit dhe përgjegjësie morale, si dhe në vlerat e sakrificës për liri.

Duke folur për 17 Shkurtin, ai e cilësoi Pavarësinë e Republika e Kosovës si fryt të një rruge të gjatë sakrifice dhe qëndrese, ndërsa theksoi se qytetarët kanë obligim moral ta mbështesin, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, marshin “Liria ka emër” që pritet të mbahet në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin EURO n’T7 janë realizuar të dhëna ekskluzive të…