Dilni dhe votoni, sepse Mitrovica është e të gjithëve

09 nëntor 2025 | 11:51

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shfrytëzuar të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten.

Ai ka ftuar qytetarët mitrovicas që të dalin e të votojnë.

“Sot, me Dianën, votuam për Mitrovicën që e duam dhe besojmë në të. Dhamë shembullin që duam ta shohim te qytetarët, me pjesëmarrje, përgjegjësi dhe dashni për qytetin tonë. Tani është radha juaj! Dilni dhe votoni, sepse Mitrovica është e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Rahovecit dhe kandidat i AAK-së edhe për…