“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, deklarohet deputetja Musliu

05 korrik 2025 | 11:27

Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar sot ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shkaqe sigurie.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, para medieve tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha shkurt ajo.

Sipas saj, çdo gjë mund të futet në Kuvend. “Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrolleve në Kuvend, që hi e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka”, ka pohuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Glauk Konjufca ka folur para gazetarëve në oborrin e…