
Dimal Basha i vë ish-opozitës afatin e fundit për Haxhiun: “Sonte ose kurrë”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën, duke thënë se sonte shtë mundësia e fundit për të kaluar votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun, si kyeparalamentare.
“Sonte opozita e ka mundësinë e vetme dhe të fundit – e kalojmë Komisionin dhe e provojmë votimin e fshehtë një herë të vetme”, shkroi Basha në një postim në Facebook.
Ai tha se nëse Haxhiut nuk i sigurohen votat e nevojshme, procesi do të kalojë në votim të hapur dhe do të ndërrohet kandidati. Sipas Bashës, kundërshtimi i votimit të fshehtë nga opozita është një qëndrim absurd dhe antikushtetues, pasi Kushtetuta e garanton këtë formë të votimit.
“Përndryshe, po përfundon afati me një qëndrim absurd e antikushtetues, sepse opozita po refuzon me mundësu votimin e fshehtë – diçka që e garanton Kushtetuta,” shkroi ai.
Basha shtoi se ende beson se “ka disa deputetë të arsyeshëm nga opozita që mund të votojnë dhe ta kalojmë këtë proces”.
Ai rikujtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë afat vetëm 30-ditor për zgjedhjen e anëtarit, dhe me skadimin e këtij afati, sipas tij, i vetmi opsion që mbetet është dërgimi i vendit në zgjedhje.
Në fund, Basha u shpreh i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, “koalicioni LDK-PDK do ta marrë dënimin e merituar që nuk votuan për konstituimin e shtëpisë së tyre”, duke shtuar se disa parti “nuk e kalojnë as pragun” dhe se “nuk kalojnë as deputetët që u kontrabanduan me vota të vjedhura”.