
Dimal Basha u dënua 25 mijë euro për shpifje, Demhasaj: I njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në
30 shtator 2025
| 17:19
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 25 mijë euro për shpifje, Dimal Bashën, kyetar i Kuvendit të Kosovës në një rast të vitit 2019, për një opinion të tij të botuar më 2019.
Arton Demhasaj i AAK-së, ka thënë se “ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në” referuar shkrimit famëkeq të botuar në një revistë shkencore, ku UÇK-në e portretonte të financuar nga droga dhe trafikantë ndërkombëtar të drogës.
“Personi që udhëheq me Kuvendin, tempullin e demokracisë, sot është dënuar për shpifje me 25 mijë euro! Mos të harrojmë, ky i njëjti ka shpifur zi e terr edhe për UÇK-në. Çka me thanë tjetër… a ka ma zi për këtë vend?!”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.