Dimal Basha uron Niko Peleshin

12 shtator 2025 | 23:33

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.

Në urimin e tij, Basha ka vlerësuar se “të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit”, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR’it Major Enrico Barduani,…