
Dinamo City prezanton Berishën
Dinamo e ka prezantuar transferin e ri prag të përvojës evropiane (Ligën e Konferencës). Klubi i Superiores ka zyrtarizuar marrëveshjen me talentin 19-vjeçar, Hekuran Berisha, një qendërsulmues premtues që mbërrin te blutë pas një përvojë te suksesshme në Kosovë në radhët e Dukagjinit.
Lojtari, pas hedhjes së firmës në kontratë, është nisur menjëherë drejt Ohrit, për t’u vënë nën urdhrat e Ilir Dajës.
“Mirë se vjen Hekuran Berisha! Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ai është 19 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërsulmuesit. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje. Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. Ai vlerësohet si një element i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Dinamo City. Suksese Hekuran Berisha me fanellën blu!”, thuhet në njoftimin e Dinamo Cityt.