Dinamo dhe Egnatia gati për Evropën

05 gusht 2025 | 16:45

Dinamo ashtu si edhe Egnatia janë dy skuadrat shqiptare që po mbajnë emrin e futbollit shqiptarë lart në kompeticionet evropiane.

Këtë të enjte ata do të luajnë ndeshjen e parë të raundit të tretë ndaj Hajdukut të Splitit ndërsa kampionët rrogozhinas ndaj Olimpias së Lubjanës.

Kualifikim i bluve kryeqytetas erdhi cinik dhe jo shumë bindës dhe për kapitenin Bruno Dita sigurisht rëndësi ka kualifikimi, por edhe për mënyrën e lojës ka një shpjegim.

“Mbase nuk ishim në ditën tonë më të mirë, na mungoi ritmi i lojës, ndërsa kundërshtari ishte më mirë pasi kishte ndeshje zyrtare më shumë se ne. Kundërshtarin e dimë që është i një niveli tjetër, por ne nuk shkojmë të dorëzuar atje”, Bruno Dita, futbollisti i Dinamos.

Po si po i përgatit trajneri Daja këto ndeshje, tashmë i njohur për arritjet e tij dhe përballjet dinjitoze të skuadrave që ka drejtuar në kupat e Evropës.

“Pak nga të gjitha edhe nervoz edhe i qetë në disa momente, por me rëndësi është që ekipi të shfaqet siç do presori”, shprehet më tutje ai.

Një ditë më parë Dinamo mësoi edhe kundërshtarët e mundshëm nëse do t’ia dalë kalojë për në fazën e “play-off”, ekipi polak i Jagellonias dhe danezët e Silkeborg dy emra relativisht jo të pakalueshëm, në letër. Do t’i shohim ndeshje pas ndeshjeje, normalisht e pamë shortin, por fokusin e kemi tek Hajduku si fillim”.

Sa shanse ka Dinamo për të kaluar në play-off?

“Është e vështirë por, do të thosha 50/50, nuk I dihet, si kanë ardhur kohët sot asnjëherë nuk i dihet”, përgjigjet ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryezi, ka reaguar ndaj…