Dinamo shkarkon trajnerin Arsim Abazi
13 prill 2026
| 20:09
Trajneri Arsim Abazi është shkarkuar nga Dinamo Ferizaj, pas humbjes së fundit në fundjavë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 2:1.
Sipas burimeve brenda klubit ferizajas, prishja e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur ka ardhur si pasojë e humbjes të së shtunës në Gjakovë. Megjithatë, vendimi i klubit vjen pavarësisht faktit se Abazi kishte ngritur ndjeshëm cilësinë e ekipit, i cili aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë dhe mbetet një nga pretendentët kryesorë për inkuadrim në Superligë.
Edhe pse kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe çdo gabim mund të jetë vendimtar, mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo lëvizje në ecurinë e skuadrës.



