
Dionit Kryeziu, numri 8 i PDK-së për asamblenë komunale të Malishevës
Kryetari i Rinisë Demokratike në Malishevë, Dionit Kryeziu, zyrtarisht është pjesë e listës së PDK-së për asamblenë komunale të Malishevës, ku kandidon me numrin 8 në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Nga Rinia Demokratike e PDK-së në këtë komunë është bërë e ditur se angazhimi i tij i vazhdueshëm tashmë po merr një drejtim me më shumë përgjegjësi.
“Puna dhe angazhimi i Kryetarit të Rinisë së PDK-së në Malishevë tani po merr një rrugë me më shumë përgjegjësi. Ne shpresojmë dhe përkrahim rrugëtimin e tij deri në fund”, thuhet në njoftim. Vetë kandidati Dionit Kryeziu ka falënderuar përkrahësit e tij, duke premtuar vazhdimësi të angazhimit:
“Miq të dashur, në këto zgjedhje lokale kam nderin që të kandidoj për asamble komunale nga radhët e PDK-së. Faleminderit të gjithëve që më keni dhënë përkrahje deri më tani, bashkë vazhdojmë tutje edhe më të fortë se kurrë!”, është shprehur ai. Ndërkohë, kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga PDK, Dr. Gëzim Krasniqi, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për asamble, ku theksoi se këtë herë pjesëmarrja e të rinjve është më e madhe se kurrë. “Të bashkuar dhe të buzëqeshur, prezantuam kandidatët për asamble komunale. Lista e PDK-së ka më shumë të rinj se çdo herë, ndaj urojmë punë të palodhshme dhe suksese për të gjithë”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Malishevë. Kryeziu, në takimet me qytetarë, ka falënderuar për mbështetjen dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për fitore:“Kontributi dhe angazhimi i secilit prej nesh besoj që do ta sjellë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe do ta rikthejë mirëqenien e shoqërisë dhe komunitetit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”, ka thënë kandidati për asamblist, Dionit Kryeziu.