Diplomatët e huaj mblidhen në ambasadën italiane në Prishtinë, rruga e Kosovës drejt BE dhe zhvillimet e brendshme temë diskutimi

01 maj 2026 | 10:56

Ambasada e Italisë në Kosovë ka njoftuar për një takim informal që kanë organizuar e ku të ftuar kanë qenë disa prej shefave të misioneve, zyra e BE-së dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Temë e diskutimit ka qenë rruga e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet e brendshme politike dhe konteksti rajonal.

“Takim joformal i ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’ në Ambasadën Italiane në Kosovë, i organizuar nga Ambasadori Antonini, me zëvendëskryeministrin/ministrin e Jashtëm, Konjufca, shefat e misioneve dhe zyrën e BE-së. Bisedat u përqendruan në rrugën e Kosovës drejt BE-së, zhvillimet politike të brendshme dhe kontekstin rajonal”, është thënë në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkimi i Real Madrid për një trajner ka vazhduar pa…