Diplomati Covey: Ishte e qartë edhe në Rambuje se Thaçi trembej nga komandantët e zonave

02 tetor 2025 | 12:30

Dëshmitari James Covey, ka deklaruar se Hashim Thaçi nuk ishte një person i dhunshëm dhe as nuk kishte predispozita të tilla. Përkundrazi, ai ka thënë se Thaçi iu trembej komandantëve të UÇK-së që ishin famëkeq për dhunë.

Por, kur është pyetur nga gjyqtari Christoph Barthe, Covey ka thënë se ishte e qartë edhe në Rambuje se Thaçi trembej nga komandantët e zonave, ku edhe ishte kërcënuar drejtpërdrejt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Që trembej është e qartë edhe në Rambuje që ai është kërcënuar drejtpërsëdrejti që nëse ai nuk pajtohej me kërkesat e komandantëve të zonave. Por, ishte edhe sjellja e tij e qartë. Mënyra se si ishte i kujdesshëm sa i takon marrëdhënieve me udhëheqjen e lëvizjes së UÇK-së. Siç e thash edhe më herët në profesionin tonë ne nuk kemi qasje asnjëherë në informacione të plota. Ne, thjesht nxjerrim përfundime nga çka kemi parë, çka kemi dëgjuar dhe bazuar në përvojën tonë jetësore”, ka thënë ai.

Dëshmitari Covey e ka mohuar se Thaçi ia kishte thënë ndonjëherë se kishte frikë.

“Jo, jo! Absolutisht, nuk e lejon krenaria ta thotë një diçka e tillë. Kjo është e kuptueshme, ne e ndjemë vetë, e pamë vetë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk…