Diplomojnë 21 kadetët që përfunduan trajnimin profesional për zjarrfikës

22 janar 2026 | 16:07

Kanë diplomuar 21 kadetët që e kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës.

Ky trajnim ka qenë i ndarë në 9 module për 20 javë, ku kadetëve u është mundësuar fitimi i njohurive të avancuara dhe aftësia konkrete për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjencash, parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe për ndërhyrje profesionale në mbrojtje të jetës njerëzore, pronës dhe mjedisit.

Në këtë ceremoni diplomimi ka marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka  ka falënderuar të gjithë instruktorët dhe trajnerët si dhe partnerët ndërkombëtar që kanë kontribuar në këtë projekt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka vendosur të mbyllë çdo dilemë për të…