Diplomojnë 31 trajnerë në gjeneratën e parë të programit të edukimit “Trajner Sportiv”

17 dhjetor 2025 | 01:17

31 kandidatë të gjeneratës së parë kanë diplomuar sot në programin e edukimit “Trajner Sportiv”, i organizuar nga Akademia Olimpike e Kosovës (AOK), e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Të diplomuarit u përgëzuan nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, si dhe nga udhëheqësit e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, të cilët njëherit edhe ndanë diplomat.

Akademia Olimpike e Kosovës ofron studime të rregullta në programin e nivelit të pestë sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-060, datë 07.11.2008, “Për Kualifikimet Kombëtare”.

Programi “Trajner Sportiv” është profesion i klasifikuar në Librin e Klasifikimeve të Profesioneve në Kosovë. Ky program synon përgatitjen profesionale të trajnerëve në fushën e sportit, duke i pajisur ata me njohuri dhe kompetenca për trajnim, edukim dhe menaxhim individual dhe grupor në një disiplinë sportive.

#trajnersportiv #akademiaolimpike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i…