Diplomojnë 90 studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pesë prej tyre nga Kosova

30 korrik 2025 | 08:24

Plot 90 studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura, pesë prej të cilëve nga Kosova u diplomuan këtë të martë, më 29 korrik. Ceremonia e diplomimit të studentëve të FA-ve u zhvillua në kompleksin e ri sportiv të garnizonit “Skënderbej” në Tiranë, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi rolin kyç që kanë Forcat e Armatosura në mbrojtjen dhe përparimin e vendit. Sipas tij, ushtria nuk është thjesht një strukturë ceremoniale.

“Më lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem pranë jush sot, sepse është një moment i thellë krenarie institucionale, sepse sa herë një brez vesh uniformën, shteti shqiptar rifillon, forcohet, përtërihet. Kjo nuk është thjesht një ditë gëzimi, por një ditë dëshmie se rruga e duhur sado e vështirë mbetet rruga që formon njerëz të vërtetë.

Rruga që nuk të premton komoditet, por të ofron dinjitet dhe për këtë dua t’ju falenderoj. Forcat e Armatosura nuk janë një dekor ceremonial i Republikës, por janë kocka, muskul dhe ndërgjegje e saj, sepse fati i një kombi është i lidhur me fatin e atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sebastian Franck (1499-c.1543) ishte humanist, teolog, botues dhe gjeograf gjerman.…