Diplomojnë kadetët e parë të FSK-së në Amerikë

13 qershor 2020 | 17:21

Sot do të diplomojnë kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës që janë duke kryer shkollimin ushtarak në Amerikë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku. Ajo nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka shkruar se dy kadetët, Arlena dhe Ylli po e bëjnë realitet ëndrrën e një kombi.

Më tutje, Çitaku ka shkruar se SHBA-të dhe Kosova po e shkruajnë historinë bashkë përsëri.

Ky është postimi i plotë nga Çitaku:

Detyrë, nder, vend!
Sot, kadetët e parë nga Forcat e Sigurisë të Kosovës do të diplomojnë në Akademinë Ushtarake të West Point.
Sot, Arelena dhe Ylli do të bëjnë realitet ëndrrat e një kombi.
Kosova dhe Shtetet e Baskuara shkruajnë historinë bashkë përsëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyshja e këngëtares nga Kosova me famë botërore, Rita Orës,…