Diplomon gjenerata e parë e kursit të rreshter-majorëve të FSK-së

02 shkurt 2024 | 16:09

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është mbajtur të premten ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se pjesëtarët e saj janë duke u edukuar mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të ushtrisë amerikane.

“Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe Ushtrisë amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së. Shkolla e nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve”, ka njoftuar FSK-ja.

Komandanti i KDS-së, gjeneralbrigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së, ka uruar të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit.

Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Saga rreth Kylian Mbappe dhe vendimit të tij për klubin…