Diplomon gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

12 gusht 2025 | 11:46

Ka diplomuar gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar kadetët doganorë për diplomim.

“Përgëzoj punonjësit e Doganës së Kosovës për rezultatet në punë si një nga institucionet kyçe të Kosovës si dhe punën me integritet dhe profesionalizëm.

Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, ka thënë Kurti, raporton “EO”.

Ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka cilësuar diplomimin e kadetëve doganorë si moment krenarie që i vihen në shërbim vendit.

“Nuk ka gjë më fisnike sesa t’i shërbesh vendit”, ka thënë ai.

Më tutje, Murati ka thënë se janë rritur të hyrat pa ndryshuar politikat tatimore.

“Kthimi i terminaleve në pronësi të shtetit ka lehtësuar koston financiare të bizneseve. Edhe Portin në Durrës ka lehtësuar qarkullimin e mallrave”, ka thënë Murati.

Kurse drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka vënë në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka vazhduar…