Disa banorë mbesin të ngujuar në shtëpitë e tyre në Drenas pas reshjeve
06 janar 2026
| 08:17
Shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë qytetin e Drenasit gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Banorët e Drenasit, thanë për Klanin se disa qytetarë kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Ndërkohë meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të tjera.




