Disa nga mbiemrat e familjeve gjakovare me prejardhje nga Malësia e Gjakovës dhe Reka e Keqe
Gjakova historikisht ka qenë e lidhur ngushtë me Malësinë e Gjakovës (Tropojën) dhe Rekën e Keqe, jo vetëm gjeografikisht, por edhe në aspektin njerëzor, kulturor dhe ekonomik. Këto lidhje pasqyrohen edhe sot përmes mbiemrave të shumë familjeve gjakovare.
Sipas studiuesit Lorik Lipoveci, familjet që mbajnë mbiemra të fshatrave të Malësisë së Gjakovës janë vendosur në Gjakovë kryesisht nga vitet 1700 deri rreth vitit 1940. Mbajtja e mbiemrit të fshatit shërbente për identifikimin e origjinës dhe ruajtjen e kujtesës familjare.
Në Gjakovë hasen mbiemra si: 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗶𝗯𝗲𝗾𝗶𝗿𝗶 (𝗚𝗮𝗰𝗮𝗳𝗲𝗿𝗿/𝗝𝘂𝗻𝗶𝗸) 𝗖𝘂𝗿𝗿𝗶, 𝗭𝗵𝗲𝗿𝗸𝗮, 𝗕𝘂𝘇𝗮 (𝗩𝗮𝗹𝗯𝗼𝗻𝗲̈), 𝗭𝗲𝗸𝗮 (𝗚𝗮𝘀𝗵/𝗧𝗿𝗼𝗽𝗼𝗷𝗲̈), 𝗠𝗼𝗿𝗶𝗻𝗮, 𝗣𝗼𝗻𝗼𝘀𝗵𝗲𝗰𝗶, 𝗝𝘂𝗻𝗶𝗸𝘂, 𝗟𝘂𝘇𝗵𝗮, 𝗕𝗮𝘁𝘂𝘀𝗵𝗮, 𝗕𝗿𝗼𝘃𝗶𝗻𝗮, 𝗗𝗵𝗼𝗺𝗶, 𝗣𝗮𝘁𝗼𝗸𝘂, 𝗠𝘂𝗹𝗹𝗶𝗾𝗶, 𝗦𝘁𝘂𝗯𝗹𝗹𝗮, 𝗚𝗷𝗼𝗰𝗶, 𝗥𝗿𝗮𝗰𝗶, 𝗦𝗵𝗲𝗿𝗲𝗺𝗲𝘁𝗶, 𝗦𝗺𝗼𝗹𝗶𝗰𝗮, 𝗗𝗼𝗯𝗿𝗼𝘀𝗵𝗶, 𝗞𝗼𝗿𝗲𝗻𝗶𝗰𝗮, 𝗡𝗶𝘃𝗼𝗸𝗮𝘇𝗶, 𝗦𝗵𝗶𝗽𝘀𝗵𝗮𝗻𝗶, 𝗕𝗮𝗿𝗱𝗵𝗶 (𝗚𝗮𝘀𝗵/𝗕𝗮𝗿𝗱𝗵𝗮𝗷) 𝗥𝗮𝗱𝗼𝗴𝗼𝘀𝗵𝗶, 𝗕𝘆𝘁𝘆𝗾𝗶, 𝗛𝗮𝗳𝗶𝘇𝗮𝗱𝗲𝗺𝗶 (𝗡𝗶𝘃𝗼𝗸𝗮𝘇𝗶), 𝗞𝗲𝗿𝗿𝗮𝘅𝗵𝗶𝗷𝗮 (𝗣𝗼𝗽𝗼𝗰𝗶), 𝗩𝗮𝗹𝗹𝗮 (𝗝𝘂𝗻𝗶𝗸), 𝗠𝘂𝗹𝗮,𝗛𝗮𝗻𝗮 (𝗚𝗲𝗴𝗵𝘆𝘀𝗲𝗻), 𝗗𝗮𝗳𝗼𝘁𝗮 (𝗦𝗵𝗶𝘀𝗵𝗺𝗮𝗻), 𝗠𝗮𝗹𝗼𝗸𝘂 (𝗝𝘂𝗻𝗶𝗸), 𝗟𝗮𝗺𝗮, 𝗧𝘂𝗹𝗶, 𝗧𝗿𝗼𝗽𝗼𝗷𝗮, 𝗡𝗮𝗸𝗮, 𝗫𝗵𝗮𝗿𝗮𝘃𝗶𝗻𝗮, 𝗚𝗷𝗼𝘀𝗵𝗶, 𝗭𝘂𝗻𝗮 (𝗭𝗲𝗻𝘂𝗻𝗶).si dhe shumë të tjerë.
Sipas Lorik Lipovecit, një pjesë e këtyre familjeve kanë prejardhje edhe nga Malësia e Rekës, duke dëshmuar rolin e Gjakovës si qendër e rëndësishme historike dhe gjenealogjike e kësaj treve.



