
Disa spiunë po tentojnë ta njollosin UÇK-në
05 qershor 2025
| 08:16
Një nga temat që u diskutua mbrëmë në Edicionin Special është edhe gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Me këtë rast deputeti i PDK-së, Nait Hasani, deklaroi në Klan Kosova se disa spiunë po tentojnë ta njollosin luftën e UÇK-së.
“Cila është arsyeja? Çfarë morali? Çfarë ndërgjegje njerëzore ka ai njeri kur shkon atje dhe dëshmon për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Ma paska dhanë një shuplakë. Ma paska rreh X-in e Y-lonin”. Ne kemi luftuar kundër Serbisë, si shtet edhe si pushtet. Kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë për çlirimin e Kosovës”, deklaroi Hasani në Klan Kosova.
Ai kërkoi angazhim maksimal institucional për të dëshmuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë e drejtë dhe jo kriminale.