Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Austri

10 qershor 2025 | 11:57

Disa njerëz janë vrarë sot në një sulm me të shtëna me armë në qytetin Graz të Austrisë, njoftuan autoritetet.

Policia austriake tha se oficerët policorë shkuan në shkollë pasi u dëgjuan të shtëna me armë atje.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha se ka disa viktima, por nuk e tregoi numrin e saktë të tyre.

Policia tha se ka të plagosur, por nuk e tregoi numrin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kryetari i Grazit, Elke Kahr, tha se sulmuesi është në mesin e të vdekurve, raporton agjencia Austria Press.

Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.

Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.

Graz, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Komunikimit në FShF-së bën me dije se Arlind…