Disiplina e hekurt e Hansi Flick: Gjobë deri në 40 mijë euro për vonesë
Trajneri Hansi Flick ka vendosur rregulla shumë strikte disipline, duke parashikuar gjoba të rënda për lojtarët që vonohen, si në ditët e ndeshjeve ashtu edhe në stërvitje.
Mesfushori i Barcelonës, Pedri, zbuloi se një vonesë prej vetëm 10 minutash mund të kushtojë deri në 40 mijë euro.
Sipas tij, kjo masë aplikohet veçanërisht në ditën e ndeshjes, duke treguar seriozitetin maksimal të stafit teknik për respektimin e orareve. Ndërkohë, sulmuesi Ferran Torres shtoi se edhe një vonesë prej 30 sekondash në stërvitje konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë ndëshkim.
Që nga ardhja e Flick, rregullat brenda skuadrës janë bërë më të rrepta dhe, sipas lojtarëve, pagesa e gjobave është një ndëshkim që ndihet shumë. Disiplina e fortë shihet si pjesë e filozofisë së trajnerit gjerman për të mbajtur ekipin në nivel maksimal profesionalizmi.



