Diskutimi për datën e zgjedhjeve, Abdixhiku thotë LDK-ja është e gatshme kurdo që vendos presidentja
06 mars 2026
| 14:28
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është caktuar data zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.
“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, ka thënë Abdixhiku.



