Diskutimi për të pagjeturit vazhdon sot në Kuvend
23 nëntor 2020
| 08:06
Në seancën plenare të Kuvendit do të vazhdojë diskutimi për çështjen e të pagjeturve.
Seanca e Kuvendit, e cila u ndërpre të premten, do të vazhdojë sot në orën 10:00.
Në rend dite do të jenë 13 pika e në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosjes Saranda Bogujevci për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke kushtëzuar me personat e zhvendosur”.
Interpelanca për këtë temë u mbajt të premten që lamë pas, e ku ngjalli edhe debat të madh në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.



