Diskutohen rastet e dhunës në familje

20 prill 2024 | 15:59

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, së bashku me koordinatoren e Njësitit të dhunës në familje në këtë prokurori, Luljeta Bilalli dhe përgjegjësin e Departamentit të Përgjithshëm, Arianit Salihu, kanë zhvilluar takim me prokurorë të këtij njësiti, nën kolonelë, rreshterë, hetues të cilët trajtojnë rastet e dhunës në familje nga të gjitha stacionet policore në territorin të cilin e mbulon Prokuroria Themelore në Pishtinë, përfaqësues të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, të Qendrës për Punë Sociale dhe të Strehimoreve.

Në këtë takim ndërinstitucional u diskutua lidhur me trajtimin e rasteve të kësaj natyre nga secila hallkë e përfshirë në këtë proces, pasi statistikat tregojnë se dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore ka pësuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Çështje tjetër e cila u trajtua në këtë diskutim ishte marrja e provave në fazën fillestare të raportimit të rastit, vlerësimi i rrezikshmërisë në raste të kësaj natyre, nevoja për ndryshime legjislative në parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të këtij krimi, si dhe ofrimi i sigurisë së viktimave në institucionet shtetërore.

Krejt në fund, të pranishmit shprehën nevojën dhe gadishmërinë për të mbajtur takime të rregullta me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe komunikimit ndërinstitucional në shërbim të luftimit efikas të kësaj dukurie dhe problematike për shoqërinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zeqir Gashi,…