Diskutohet drafti fillestar për largimin e kryetarëve në komunat veriore

09 gusht 2023 | 15:53

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve në komunat veriore, ka mbajtur të mërkurën takimin e parë.

Kryesuesi i këtij ekipi, Besim Myrtezani, bëri të ditur se aty është diskutuar drafti fillestar, i cili mund të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve që do të vazhdojnë, për të dalë më pas në diskutim publik, njofton “Klan Kosova”.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë marrë pjesë krejt anëtarët e grupit, derisa mbledhja e radhës pritet të mbahet të premten ose të mërkurën e javës së ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar mund të largohet nga Paris Saint Germain pas gjashtë…