Diskutohet draftrregullorja për parkingjet e qytetit të Prizrenit

22 nëntor 2020 | 14:00

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli ka zhvilluar një takim punues me inxhinierët e komunikacionit rrugor, të cilët janë edhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “11 Marsi” në Prizren.

Në këtë takim, drejtori Kizolli dhe inxhinierët e komunikacionit rrugor kanë diskutuar rreth përgatitjes së draftrregullores për parkingjet e qytetit të Prizrenit. Me këtë rast, drejtori Kizolli ka bërë me dije se në vazhdim do të organizohen takime edhe me grupet punuese, me të cilat do të bëhet plotësimi i kornizës përmbajtjesore të kësaj draftrregulloreje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës është duke u konsideruar si komuna më…