Diskutohet hartimi dhe zbatimi i planit për përmirësimin e integritetit të ATK-së

06 dhjetor 2019 | 14:19

Drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)  në tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së, theksuan se me këtë plan synojnë përmirësimin e mëtejmë të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, tatimpaguesit, rritje e transparencës, rritje e llogaridhënies dhe zvogëlim të mundësive për praktika korruptive.

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, ka deklaruar se ATK-ja ka përgatitur një draft dokument për përmirësim të efikasitetit në këtë institucion.

Sipas tij, ATK-ja ka avancuar shumë shërbimet përmes platformës elektronike. “Kjo mundësi e vullnetit të mirë të ATK duhet të shfrytëzohet edhe nga bizneset. ATK ndër vite përmes përkrahjes ndërkombëtare ka realizuar anketa për perceptimin e integritetit të ATK, në të cilën ka shumë indikatorë se ATK ka arritur avancim. Sa i përket korrupsionit, është ulur perceptimi për korrupsion në ATK”, u shpreh Murtezaj.

Ai shtoi se ATK-ja me qellim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe korrupsionit në këtë institucion ka marr një sërë masash.

Murtezaj foli edhe për borxhet ndaj këtij institucioni, që sipas tij, niveli i borxheve aktualisht është 350 milionë euro.

Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike, ka thënë se ekonomia e Kosovës vuan nga informaliteti i lartë, që ndikimet janë negative në shumë aspekte.

Fikret Havolli nga kompania ‘Passable’ tha në këtë plan nuk është përfshirë plani zhvillimor afatgjatë për luftën e informalitetit në përqindje sipas viteve.

Havolli shtoi po ashtu se padrejtësisht është ndëshkuar edhe nga ATK-ja./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Berlin me…