Diskutohet intensifikimi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe KFOR-it në Kosovë

11 dhjetor 2020 | 15:58

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ka pritur në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici.

Fillimisht, kryeprokurori Lumezi ka uruar komandantin Federici për detyrën e re, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij për angazhimin e KFOR-it në shërbim të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, kryeprokurori i Shtetit, ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it me funksionimin, punën, të arriturat dhe sfidat e institucionit të Prokurorit të Shtetit në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore në funksion të sundimit të ligjit, forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të identitetit evropian.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe komandantin e i KFOR-it, gjeneralmajor, Franco Federici, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm ndër-institucional si dhe u pajtuan që të intensifikojnë atë edhe në të ardhmen, lidhur më çështjet e interesit të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një panel i këshilltarëve të pavarur të Qeverisë amerikane e…