“Distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të shkurtohet nga 73 km në 1 km”, por a do të ndërtohet ura deri në vitin 2024?
03 korrik 2023
| 23:07
Me urën e re e cila pritet të ndërtohet mbi lumin Buna, distanca mes Velipojës në Shqipëri dhe Ulqinit do të shkurtohet në 1 km, nga 73 km sa është tani.
Përmes një postimi para një viti në rrjetet sociale Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ura do t’i lidhë 34 km plazh me rërë, derisa ndërtimi i saj do të përfundojë në gusht të vitit 2024. Sipas tij, gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ndërkaq gjerësia do të jetë 17 m.
Për ndërtimin e kësaj urë që shkurton distancën Ulqin-Velipojë janë dakorduar kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai malazez Dritan Abazoviq në vitin 2022.
Por a do të përfundoj deri në gusht të vitit 2024, mbetet të shihet.