Distria Krasniqi fiton me ippon, kalon në çerekfinale

08 shkurt 2020 | 11:38

Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamin të Parisit.

Xhudistja jonë në sfidën e rrethit të tretë ka mposhtur me ippon vendasen Penelope Bonna, në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Distria në Paris është duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori kjo në të cilën jemi mësuar ta shohim Majlinda Kelmendin.

Në sfidën e radhës, Distrian e pret punë aspak e lehtë kundër xhudistes nga Japonia, Al Shishime./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamika e re e zhvillimit që përfshiu sektorin e turizmit…