
Distria kualifikohet në çerekfinale
15 korrik 2022
| 12:42
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar edhe luftën e dytë në Grand Prix të Zagrebit. Ajo fitoi me Ippon ndaj zviceranes Binta Ndiaye.
Distria kishte kontrollin e plotë gjatë tërë luftës. Të kujtojmë që Kampionia olimpike në xhudo, Krasniqi, nuk ka pasur telashe për ta kaluar pengesën e parë në garën Grand Prix që po mbahet në Zagreb.