Distria kualifikohet në finale

07 mars 2025 | 14:29

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i ka renditur fitoret një nga një në ditën e sotme, duke filluar nga raundi i dytë, te lufta në çerekfinale dhe tashmë në gjysmëfinale.

Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren serbe Nikolina Nisavic në çerekfinale.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane u ndesh me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’ pa shumë vështirësi.

Kështu, Distria është kualifikuar në finale, ku ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë dhe të luftojë për të artën me japonezen Iroha Oi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka bërë thirrje…