Distria nga shtatori i 2018-s ka fituar medalje në çdo garë

21 janar 17:47

Botërori i Bakus, i mbajtur në muajin shtator të vitit 2018, është gara e fundit ndërkombëtare në të cilën xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, nuk është ngjitur në podium.

Që nga atëherë në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, xhudistja pejane ka fituar medalje. Bilanci i saj është shtatë medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta. Ajo ndodhet e para në renditjen botërore dhe olimpike të kategorisë deri në 48 kg, ndërsa kjo vazhdimësi synohet të vazhdohet edhe në vitin e Olimpiadës 2021.

Garat ku ka fituar medalje në tre vjetët e fundit:

2018

Grand Slam Abu Dhabi – medalje e argjendtë
Grand Prix Tashkent – medalje e artë
Grand Prix Haga – medalje e bronztë
Guangzhou Masters – medalje e artë

2019

Grand Slam Paris – medalje e argjendtë
Grand Prix Antalia – medalje e artë
Grand Prix Budapest – medalje e argjendtë
Kampionati Botëror Tokio – medalje e bronztë
Masters Qingdao – medalje e artë

2020

Grand Slam Paris – medalje e artë (-52 kg)
Grand Slam Budapest – medalje e artë
Kampionati Evropian Pragë – medalje e bronztë

2021

Masters Doha – medalje e artë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka shpallur “non grata” dhe ka dëbuar një diplomat…