Dita Botërore e Refugjatëve, Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

20 qershor 2023 | 10:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës.

“Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu. Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella është emëruar drejtor sportiv i…