Dita e Çlirimit të Skenderajt, nëna e Adem dhe Hamëz Jasharit bëhet me shtatore

18 qershor 2025 | 16:06

Komuna e Skenderajt ka shënuar të mërkurën 26-vjetorin e çlirimit.

Me rastin e shënimit të kësaj dite në Skenderaj është zbuluar shtatorja  e nënës së Adem dhe Hamëz Jasharit.

Në ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatoreje kanë marrë pjesë drejtuesit e Komunës së Skenderajt, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë.

“Ceremonia e zbulimit të shtatores së nënës Zahide, sot në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, në një ngjarje madhështore, me respektin e lartë për atë që i lindi, i rriti e i bëri zotë të kësaj toke Adem e Hamëz Jasharin. Lavdi deri në përjetësi, Nënës Zahide!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ethem Çeku Rendi ndërkombëtar po përjeton një transformim të thellë.…